Drenicakët hapin dyert e shtëpive për vëllezërit nga Shqipëria, të prekur nga termeti

Me dhjetëra mesazhe kanë ardhur në redaksinë e portalit Drenica Press nga shumë banorë të Skenderajt e Drenasit, për të treguar gadishmërinë e tyre që t’ju dalin në ndihmë vëllezërve nga Shqipëria, shkruan Drenica Press.

Shumë banorë të Skenderajt dhe Drenasit kanë dërguar të dhënat e tyre në redaksinë e portalit Drenica Press, për të treguar se janë në gjëndje të ofrojnë strehim në shtëpitë e tyre për vëllezërit nga Shqipëria. Këta qytetarë kanë dërguar numra telefoni, adresa të vendbanimeve të tyre, që në raste se ka nevojë për strehim, ata do të ofrojnë shtëpitë e tyre për strehim.

Ndërkohë redaksia e Drenica Press bën të ditur se do të kontaktojë qytetarët që treguan gadishmëri për ndihmë, nëse kërkohet vendstrehim nga familjet nga Shqipëria./DRENICA PRESS/