“Drenica lind edhe dylbera”, banorët fshijnë grafitet në Drenas

Mbrëmjen e së mërkurës Kolektivi i Mendimit dhe Veprimit Feminist kanë shprehur pakënaqësitë tyre kundër dhunës ndaj grave. Grafitet e shkruara në muret e Drenasit u fshinë menjëherë nga banorët.

Mbrëmjen e së mërkurës u vendos ky mbishkrim.

LEXO EDHE:

Familjarët thanë se 23 vjeçarja nga Drenasi vdiq nga vaksina, Klinika Emergjente thotë se kishte gjakderdhje në bark

Mirëpo ky grafit nuk i mbijetoj as mëngjesit të sotëm.

“Drenica lind edhe dylbera”, u fshi nga disa banorë të Drenasit të cilët e pamundësuan edhe punën e ekipit të T7 atje duke mos lënë të xhirohet në atje pjesë ku ishte vendosur grafiti.

Për dallim nga këtu, në pjesë tjera të qytetit nuk ishin fshirë grafitet nëpër muret e hapësirave publike.

Kolekitivi i mendimit dhe veprimit feminist mbuluan muret me mbishkrime të cilat tragetojnë dhunën e shumëfishtë ndaj grave.

Të paktën kështu bën vetë të ditur kolektivi përmës një postimi në rrjetin social facebook.

Por sipas qytetarëve të Drenasit kjo nuk është mënyra më e mirë për ta shprehur paknaqësinë e tyre.

E një qytetar tjetër tha që po mungon mbikëqyrja e ligjit.

E në mesin e atyre që kundërshtuan këtë veprim ka edhe të tillë që thonë që respekti dhe barazia duhen të jenë njësoj për të dy gjinit.

Grafite me mbishkrime pothuajse të njëjta u bën para disa jave edhe në kryeqytet e në komuna tjera të vendit.

NA NDIQNI EDHE NË FACEBOOK:

DRENICA PRESS

- Advertisement -

MË TË FUNDIT