Drenica fiton derbin e mbijetesës ndaj Flamurtarit, me këtë rezultat

Drenica e ka fituar përballë Flamurtarit në “Bajram Aliu” për të marrë frymë më lirshëm, shkruan Gazetasheshi.com.

Alban Shillova me dy gola dhe Hasan Hyseni me një tjetër i sollën fitoren e parë ‘kuqezinjëve’ nga Skenderaj në kuadër të Superligës.

Dueli tjetër ndërmjet Vushtrrisë dhe Dukagjinit ka përfunduar me rezultat të barabartë 3-3. Në fakt kjo sfidë ishte dramë në vete, pasi që kishte shumë kthesa në rezultat për të kulmuar në fund me një gol të skuadrës vendase që morën një pikë përballë ekipit nga Klina.

Gazeta “Sheshi” ju transmeton formacionet zyrtare, rastet, golat dhe gjithçka tjetër nga këto dy sfida:

🎯 Drenica – Flamurtari 3-1

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Drenica: Ymeri, Mujkic, Turku, Coulibaly, Osmani, Thaqi, Elshani, Hamiti, Kerim, Hyseni, Shillova. 👨‍🏫 Kryetrajner: Gani Sejdiu

📍 Flamurtari: Nika, Kabashi, Dumani, Zeqiri, Zeqo, Bruqi, Shala, Zeqiri, Maliqi, Lloga, Kelmendi.  👨‍🏫 Kryetrajner: Sunaj Keçi

🔎 Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Tefik Maloku

🏟 Stadiumi: “Bajram Aliu” – Skenderaj

⏳ Mbyllet ndeshja!

⏱ 90+2′ Osman Mëziu (Dre) gjuan pranë pingules.

➕4⃣ minuta shtesë!

🔔 90′ Alban Shillova (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

♻ 85′ Zëvendësim te Drenica: Osman Mëziu inkuadrohet në vend të Hasan Hysenit.

♻ 75′ Zëvendësim te Drenica: Edmond Turku inkuadrohet në vend të Qemail Elshanit.

⚽ 70′ Goool… Hasan Hyseni (Dre) përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe realizon për 3-1.

♻ 68′ Zëvendësim te Flamurtari: Donat Hasanaj inkuadrohet në vend të Arbnor Zeqirit.

🔔 62′ Diar Mustafa (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

♻ 58′ Zëvendësim te Flamurtari: Mërgim Boshnjaku inkuadrohet në vend të Altin Llogës.

♻ 55′ Zëvendësim te Drenica: Diar Mustafa inkuadrohet në vend të Vildan Kerim.

⏱ 49′ Alban Shillova (Dre) gjuan brenda zonës, por goditja shkon drejt në duart e ‘gardianit’ Ardit Nika.

⏱ Starton pjesa e dytë!

♻ Zëvendësim te Flamurtari: Torviol Stullqaku inkuadrohet në lojë në vend të Shend Kelmendit.

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

⏱ 44′ Vildan Kerim (Dre) gjuan bukur brenda zonës, por pret Ardit Nika.

⚽ 42′ Goool… Alban Shillova (Dre) gjuan nga pika e bardhë dhe realizon 2-1.

⏱ 41′ Përparim Osmani (Dre) pengohet brenda zonës nga Arbnor Zeqiri dhe gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu akordon penalti për skuadrën vendase.

🔔 35′ Agron Bruqi (Fla) ndëshkohet me karton të verdhë!

🔔 35′ Qemail Elshani (Dre) ndëshkohet me karton të verdhë!

⚽ 16′ Goool… Veton Kabashi (Fla) përfiton nga një devijim i mbrojtjes vendase dhe me kokë realizon për ta barazuar rezultatin 1-1.

⚽ 14′ Goool… Alban Shillova (Dre) e dërgon topin drejt rrjetës pas një harkimi të Përparim Osmanit, 1-0.

Fotografia e Gazeta OLLE

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com