Drenica e nis me humbje

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani dhe Prishtina kanë shënuar fitore të lehta në xhiron e parë, shkruan Reporteri.net

‘Xhebrailat’ fituan 4-1 në udhëtim te Besa, në një ndeshje ku Mirlind Daku shënoi hat-trik, derisa golin tjetër për suharekasit e realizoi Ermal Krasniqi. Për vendasit golin e nderit e shënoi Salihu.

Edhe Prishtina arriti një fitore të lehtë përballë Drenicës të cilën e mposhti me rezultat 3-0.

Bekteshi, Krasniqi dhe John shënuan për fitoren e skuadrës nga kryeqyteti.

Më poshtë e keni tabelën aktuale të Superligës pas ndeshje të zhvilluara deri tani, ku prinë Ballkani pasi ka golaverazhin më të mirë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT