Drenasi me tabela informuese, emra të rrugëve dhe numër të shtëpive

Ka filluar implementimi i projektit për vendosjen e tabelave informuese me emrat e rrugëve dhe numrin e shtëpive në Komunën e Drenasit, projekt ky i cili është financuar nga zyra e Bashkimit Europan në Kosovë dhe që është përkrahur nga Agjencioni Kadasteal i Kosovës.

Fillimisht vendosja e tabelave me emra të rrugëve dhe numrave të hyrjeve janë duke u vendosur në qytet për të vazhduar pastaj edhe në të gjitha lokalitetet tjera të vendbanimeve. Me këtë rast, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Drenasit, z. Betim Berisha ka inspektuar për së afërmi këtë projekt dhe ka vlerësuar si shumë të rendësishëm për Komunën e Drenasit.

“Komuna tani ka krijuar bazën e të gjitha adresave dhe është në përdorim nga të gjitha institucionet lokale, publike dhe private. Shumica e qytetarëve tashmë janë të informuar për adresat e tyre”, ka thënë drejtori Berisha. Ai ka vlerësuar se sistemi i unifikuar i adresave me saktësinë e tijë, ka ofruar lehtësira edhe në shërbimin e institucioneve lokale, ndaj qytetarëve si dhe në përdorimin e tyre të brendshëm për hartimin e planeve dhe projekteve.

Projekti për vendosjen e tabelave të emërtimeve të rrugëve dhe numrave të hyrjeve (shtëpive) është financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe është përkrahur nga Agjencioni Kadastral i Kosovës. Ky projekt përfshinë gjithsejt emërtimin e mbi 500 rrugëve me 1168 tabela si dhe vendosja e numrave në secilën nga 12683 hyrjet e ardesueshme të cilat e përbejnë sistemin e adresave në Komunën e Drenasit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT