Komuna e Drenasit, zyrtarisht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, është përzgjedhur më e mira për vitin 2014 në projektin më të suksesshëm në fushën e Efiçiencës së Energjisë.
Projekti është mbështetur nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA), Komuna e Drenasit si dhe ndërmarrja e “Ferronikelit”, është administruar nga Komuna e Drenasit, AKEE dhe UNDP.
Në përgatitje të raport-progresit të Planit Kombëtar për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë 2010-2018, MZHE/AKEE monitoron projektet e realizuara në fushën e Efiçiencës të Energjisë dhe raporton për rezultatet e pritura dhe të arritura për kursim të energjisë në nivel vendi.
Bazuar në analizën e raportit të auditimit të energjisë dhe rezultatet e arritura pas realizimit të projektit të ndriçimit publik me fotovoltaik (PV) në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, i cili është monitoruar në mënyrë të rregullt, siç është paraparë me (M&V&E), teknologjia e cila është instaluar në këtë projekt është me standarde të larta të kësaj fushe, apo siç quhet ndryshe sistem inteligjent i vendosur përherë të parë në Kosovë.
Me ndriçimin publik me fotovoltaik janë arritur këto rezultate të kursimit të energjisë elektrike 8.467.20kwh/112 ditë dhe reduktim të emetimit të CO2 12,175.00kg CO2/122 ditë, pra ky projekt ka ngjallë edhe shpresa të mëdha tek investitorët pasi që sipas zyrtarëve Komunal të Drenasit ka vizitor nga sektori privat, Komunat e Kosovës dhe sektori i Arsimit të ulët dhe të lart.
Më këtë rast sipas një njoftimi të komunës së Drenasit thuhet se, MZHE/AKEE ka përzgjedhë projektin më të suksesshëm për vitin 2014 në fushën e Efiçiencë të Energjisë.
Faza e dytë e projektit do të finalizohet në vitin 2015.
- Advertisement -