Drenasi me deklaratë kundër votimit të Gjykatës Speciale

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit, para së të fillonte punimet për pikat e rendit të ditës, deputetja e subjektit politikë “NISMA” dega në Drenas Sabrije Kukaj, ka lexuar para të pranishmëve një deklaratë që u benë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës për mos votimin e Gjykatës Speciale e cila do të mbahet nesër mbledhja e Kuvendit të Republikës së Kosovës e që pritet të votohet kjo gjykatë.

Ajo ka kërkuar nga deputetet e Kuvendit të Komunës që të votojnë këtë deklaratë dhe pasi që kryesuesi i KK-së Naim Bazaj e hodhi në votim, ka marrë votat. Ndërsa në këtë deklaratë të deputetes Kukaj thuhet:

“Grupi Politikë “NISMA”për Kosovën Dega në Drenas, duke përcjellë zhvillimet e fundit me shqetësim ngjarje tashmë të vërtetuara se ekziston një përndjekje sistematike të ushtarëve të UÇK-së, kundërshtojmë dhe njëkohësisht apelojmë të deputetet të cilët kanë marrë votat, ku qytetari votoi sinqerisht për shtet ligjor, zhvillim demokratik e evropian qe besimi i tyre të mos të kthehet në bashkëpunëtor të përndjekësve të djemve tanë të cilët dhanë gjithçka për lirinë që gëzojmë ne sot.

Ushtarët tanë dhe populli ynë s’kanë çka i përgjigjën askujt, përkundrazi ne kërkojmë llogari për masakrat dhe gjenocidet shekullore dhe padrejtësinë historike që i është bërë vendit tonë.

Grupi “NISMA” kundërshton dënimet e pafaktuara të njëpasnjëshme si dhe atë të fundit të shpallur në Mitrovicë. Ne gjithashtu e kundërshtojmë edhe krijimin e Gjykatës Speciale e cila ka si synim vazhdimin e përndjekjes se djemve më meritor të luftës se UCK-së dhe zvogëlimin e sovranitetit të Kosovës.

Kjo deklaratë e “NISMA për Kosovën” nuk ka për qëllim interesin partiak, por qëllimi ynë është për interesin kombëtarë dhe shtetëror për mbrojtjen e vlerave të luftës, ndaj kërkojmë që kësaj deklarate ti bashkëngjiten të gjitha grupet partiake këtu ne Kuvendin e Komunës se Drenasit si dhe te gjithë deputetet ne parlamentin e Kosovës, sepse për votat në Drenicë premtuat se do të mbroni sovranitetin e vendit, zhvillim ekonomik, punësim që do të mbronit të drejtat dhe lirit e individit, ku në realitet po ofroni burgun dhe internimin për ata që na sollën lirinë dhe mundësin për një jetë më të dinjitetshme. Thuhet se nuk dënohet UÇK-ja, kush qenka atëherë Komandant i shtabit të përgjithshëm”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT