Drenasi me aktivitete për shtatë-vjetorin e pavarësisë

17 shkurti po vije dhe pothuajse çdo qytetari të këtij vendi i kujtohet viti 2008 kur Kosovës ju realizua ëndrra e shumë pritur.
Për nder të kësaj dite Komuna e Drenasit ka organizuar një sërë aktivitetesh. Nga dita e sotme kanë filluar aktivitete të ndryshme sportive, fillimisht është duke u mbajt një turnir në futboll të vogël, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të mbahen edhe aktivitet të tjera sportive si në futboll ashtu edhe në volejboll dhe shah.
Ndërsa më 16.02.2015 (e hënë) në Sallën e Kulturës në Drenas duke fillua nga ora 11-të, do të mbahet një akademi festive. Në njoftimin e komunës thuhet “ftohën të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që të marrin pjesë në këtë manifestim ku do të shfaqet një program artistik pas pjesës foljore të përfaqësuesve komunal”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT