Drenas, zbulohet pllaka përkujtimore e 42 dëshmorëve dhe 280 martirëve (Foto)

Për nder të festave të Nëntorit, në fshatin Vërboc të Komunës së Drenasit, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore të 42 dëshmorëve e 280 martirëve të fshatrave; Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Tërstenik, Gllobar, Dashec, Baks dhe fshatrave përreth që ishin vrarë nga forcat serbe në fund prillin dhe fillim majin e vitit 1999.

Pllaka përkujtimore është rregulluar nga Komuna e Drenasit, përkatësisht nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë. Vendosja e kësaj pllake është bërë pranë lapidarit të Komandantit, Ilaz Kodra.

Në përurimin e kësaj pllake përkujtimore, merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjar e shumë qytetarë.

Ne emër të Komunës së Drenasit, fjalën e mori kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ndërsa ne emër të familjeve të dëshmorëve e martirëve, fjalën e mori Rifat Bilalli.

Më poshtë gjeni fjalën e kryetarit të Komunës Ramiz Lladrovci;

Të nderuar familje të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e martirëve të luftës, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, të nderuar qytetarë!

Jam i nderuar që sot para jush zbulojmë këtë pllakë përkujtimore, donacion nga Komuna e Drenasit, për gjithë ata që ranë për liri e pavarësi të vendit.

Kalitja e emrave të 42 dëshmorëve e 280 martirëve të fshatit Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Tërstenik, Gllobar, Qyrez, Baks, Dashec e fshatrave përreth, pranë lapidarit të komandantit Ilaz Kodra, dëshmon më se miri se lufta e lavdishme e UCK-së ishte e pastër dhe kishte vetëm një qëllim, largimin e okupatorit shekullor serb dhe çlirimin e vendit.

28 Nëntori ka shumë simbolika, siç është shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tani edhe zbulimi i pllakës së këtyre dëshmorëve e martirëve që do na tregojnë sa herë të kalojmë pranë tij se, ky vend ka qenë dhe mbetet i shqiptarëve të persekutuar që nga Perandoria Osmane e deri në luftën e fundit të vitit 1999.

Vlerat e kombit tonë mbetën të pathyeshme, sikurse që janë edhe emrat e bijve dhe bijave tona, sikurse që janë këta emra, sikurse që është dhe vet emri i komandantit legjendar Adem Jashari, komandantit Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra dhe shumë emra të tjerë.

Është vështirë të gjinden fjalë për të shprehur sakrificën e të rënëve, por duke kujtuar lavdin e tyre ne jetojmë të sotmen. Rruga e lirisë është trasuar nga veprat e tyre për t’u kurorëzuar me pas ne shpalljen e Pavarësisë.

Qytetarë të nderuar!

Fatkeqësisht është duke vazhduar njollosja e luftës së lavdishme e UCK-së dhe gjykimi i saj, por kontesti i gjithë asaj vie pikërisht me shënimin e këtyre datave të lavdishme.

Ishin po këta djem e vajza, që i kthyen pa ju trembur syri pushkën regjimit të Beogradit. Popullin tonë nuk e benë të madh numri i popullsisë e as hapësira territoriale, por e dëshmorëve, heronjve të UCK dhe martirëve.

Komuna jonë, duke bashkëndje me familjet e dëshmorëve dhe martirëve, po përpiqet të përmbarojë obligimet ndaj të gjithë atyre që dhanë vulën e shtetit.

Image may contain: 1 person, outdoorImage may contain: 1 person, shoes and outdoorImage may contain: outdoorImage may contain: one or more people and outdoor