Drenas: Xhamia e Zabelit aksion humanitar për dhurimin e gjakut

Xhamia e Zabelit në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJK), do të organizojnë një aksion për dhurimin e gjakut me moton:

Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu.

Ky aksion humanitar do të mbahet ditën e premte (nesër, më 20.11.2015), pas faljes së namazit të xhumasë.

Siç mëson Drenica Press, ky aksion i organizuar nga hoxha dhe xhemati i xhamisë së Zabelit, ka për qëllim të sensibilizoj masën e gjerë në punë të mira të përbashkëta.

Të dhurojnë gjak njerëzit që gëzojnë shëndet të mirë dhe janë në moshë mbi 17 vjec, në mënyrë që gjaku të ju dedikohet të sëmurëve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona, thuhet në njoftimin e Xhamisë së Zabelit të cilin e transmeton Drenica Press.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT