Drenas: Vendosen shenjat sinjalizuese

Komuna e Drenasit,  përkatësisht  Drejtoria e Shërbimeve  Publike dhe Emergjencë,  ka  filluar implementimin e projektit për vendosjen e shenjave horizontale e vertikale dhe ato sinjalizuese në territorin e komunës.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, znj. Hyrije Xhemaljaj-Thaçi ka vlerësuar si të domosdoshëm implementimin e këtij projekti. “Realizimi i këtij projekti ka qenë shumë i nevojshëm, duke pas parasysh se ka pasur mungesë të sinjalizimit të shenjave kryesisht në zonat urbane. Një rendësi e veçante ju ka dhënë vendosjes se shenjave në të gjitha vendkalimet e hekurudhës ne territorin e komunës,  ku shpesh kemi pasur  aksidente edhe me fatalitet, dhe kërkesave tjera qe kane ardhur ne DSHPE”, ka thënë drejtoresha Thaçi, njofton Drenica Press.

Ajo ka treguar se për të realizuar sa më efikas këtë projekt, kanë formuar edhe një komision për caktimin dhe vendosjen e shenjave adekuate në rrugët e qytetit dhe në rrugët e fshatrave, ku është vlerësuar se është e nevojshme. Shenjat e komunikacionit shpeshherë largohen nga vendet ku janë vendosur për qëllime të përfitimeve personale, ndaj Komuna e Drenasit, kërkon nga qytetarët që nëse hasin në raste të tilla të bashkëpunojnë me organet e Policisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT