Drenas: U takuan anëtarët e Komisionit për monitorimin e projekteve

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal Drenas (më 27.02.2015), me shumicë votash u formua  “Komisioni për monitorimin e projekteve” në Komunën e Drenasit.
Në përbërje të këtij Komisioni u caktuan: Haka Tahiraj, Sabrije Kukaj, Rifat Bilalli, Xhavit Drenori dhe Astrit Bucolli.
Ky komision, pavarësisht se sot ditë pushimi, zhvilloj një takim dhe bëhet e ditur se u diskutua për hapat e mëtutjeshëm të punës së këtij komisioni.
Në këtë mbledhje u vendos që ditën e enjte ( më 19.03.2014), duke filluar nga ora 13:00, në Sallën e Kuvendit Komunal të thirren Administratorët e lagjeve urbane dhe fshatrave të Komunës së Drenasit, në mënyrë që të prezantohen dhe diskutohen mënyra e organizimit sa më e mirë dhe efikase e projekteve, që parashihen të implementohen në këtë vit në Komunën e Drenasit.
Ndërsa për takimi me Administratorët e fshatrave të territorit të Komoranit është paraparë që mbledhja të mbahen ditën e shtunë ( më 21.03.2015) në ora 13:00 në Shkollën e Komoranit. /drenicapress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT