Në Komunën e Drenasit është mbajt takimi me qytetarë për vetëdijesimin e kursimit të energjisë elektrike, përmes projektit të Efiçiencës së Energjisë.
Në këtë takim të pranishëm kanë qenë: përfaqësues të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), përfaqësues nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE), përfaqësues nga Komuna e Drenasit, drejtor të shkollave, qytetarë dhe përfaqësues të OJQ-ve.
Rinora Gojani nga Instituti për Politika dhe Zhvillim, ka bërë prezantimin për kursimin e energjisë elektrike përmes efiçiencës, duke treguar kështu rezultatet të investimeve të efiçiencës në objektet shkollore si dhe ekonomi familjare.
Arsim Kuliqi nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka treguar obligimet që ka Kosova në fushën e Efiçiencës së Energjisë në Kosovë.
Ndërsa, Afrim Prokshi nga Komuna e Drenasit, ka bërë prezantimin për të arriturat e efiçiencës që kanë përfunduar vitet e kaluara në objekte shkollore, shëndetësore dhe në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, si dhe atyre projekteve që janë prioritet për të ardhmen.
Takimi është përmbyllë me pyetje dhe përgjigje nga të pranishmit.
Komuna e Drenasit është përzgjedhur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik si më e suksesshmja në fushën e projekteve të Efiçiencës së Energjisë për vitin 2014, projekt i cili është mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), Komuna e Drenasit dhe nga ndërmarrja NewCo Feronikeli.
- Advertisement -