Drenas, tmerri që ndodhi sot tek Kroni i Mbretit dhe në Komoran , 13 aksidente të një pas njëshme (FOTO)

Gjatë ditës së sotshme magjistralja Pejë-Prishtinë u shndërrua në një arenë aksidentesh.

Mbi dhjetëra aksidente ndodhën sot në këtë magjistrale për shkak të motit të ligë.

Për Indeksonline, Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha tregoi se në këtë magjistrale ndodhën 13 aksidente, ku gjashtë ishin me lëndime në njerëz.

“Sot në intervalin kohor nga ora  17:20 deri në ora 18:40 në rrugën Prishtinë – Pejë nga lokacioni Kroni i Mbretit deri te mbikalimi ne Komoran ne të dy drejtimet e rrugës kane ndodhur 13 aksidente trafiku prej tyre 6 me lëndime trupore.”

“Fatbardhësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet dhe te lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Deri te aksidentet dyshohet se ka ardhur si pasoj e reshjeve të shiut dhe gjendjes(kushteve) se krijuar ne rrugë, me ç’rast disa nga vozitësit nuk e kane përshtatur shpejtësinë me  kushtet e rrugës si dhe nuk kane mbajt distancë te mjaftueshme ndërmjet automjeteve për te shmangur aksidentet.”

This image has an empty alt attribute; its file name is 69315361_2349727541948397_4105771899257094144_n.jpg

 

“Qarkullimi ne këtë aks rrugor është zhvilluar me vështirësi dhe janë krijuar kolona te gjata. Ne vendngjarje kane dal Policia, ekipet e zjarrfikësve, ekipi i mirëmbajtjes se rrugëve si dhe autoambulancat.”

“Pas orës 19:00 qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor ka filluar te normalizohet dhe policia ka kryer procedurat e nevojshme për aksidentet e evidentuara.”

“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që te kenë kujdes dhe shpejtësinë e automjeteve ta përshtatin gjithnjë me kushtet dhe rrethanat ne rrugët qe ata qarkullojnë. Vetëm ne këtë mënyrë aksidentet mund te reduktohen dhe të kemi një siguri me te madhe nëpër rrugët tona.” “Policia po ndërmerr dhe do te ndërmerr veprime ligjore ndaj te gjithë atyre qe shkelin rregullat ne trafik apo rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve tjerë ne trafik.”, u shprehë Hoxha./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT