Vitin shkollor 2016/17, shkolla “Rasim Kiçina” në Drenas e përmbylli me suksese të jashtëzakonshme në gara sportive.
Garat në disiplina të ndryshme sportive, qofshin ato në nivel komunal, regjional dhe republikan të shkollave të Kosovës, u përmbyllë me sukses të mëdha për këtë shkollë të Drenasit, njofton drenicapress.info
Fillimisht në krosin komunal vjeshtor 2016, shkolla “Rasim Kiçina” zuri vendin e parë.
Mandej në garat në shah, kjo shkollë zuri vendin e dytë në nivel komunal dhe vendin e parë në nivel regjional.
Handboll, kategoria e djemve dhe vajzave, vendi i parë në nivel komunal, mandej vendi i parë edhe në nivel regjional
Futboll, vendin e parë në nivel komunal dhe regjional, po ashtu në fund arriti të fitoj vendin e parë në nivel republikan, duke u renditur si më të mirët e Kosovës në futboll.
Për të nderuar punën e bërë të mësimdhënësit Ylber Qorri, drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Drenasit e shpërbleu atë me mirënjohje. Është ky viti i dytë radhazi që ky mësimdhënës po shpërmblehet me mirënjohje nga kjo drejtori.
Po ashtu me mirënjohje është shpërblyer edhe nga drejtoria e shkollës “Rasim Kiçina” në Drenas.
Drejtoria e shkollës “Rasim Kiçina” një mirënjohje ndau edhe për dekanin e Fakultetit të Edukatës fizike, Musa Selimi, i cili hasi në mirëkuptim të kërkesës së mësimdhënësit Ylber Qorri, duke dhuruar inverter nga Fakulteti i Edukatës fizike për shkollën “Rasim Kicina” në Drenasit. /Drenica Press/