Drenas, sot fillon turniri tradicional në volejboll

Kremtimi i ditës për çlirimin e Drenasit po afrohet, për të bërë sa më madhështore këtë ditë, në komunën e Drenasit janë të organizuara një sërë aktivitetesh të ndryshme.

Sot, duke filluar nga ora 12:00, KV Drenasi në bashkëpunim me Drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport në Drenas si dhe me Federatën e Volejbollit të Kosovës ka organizuar Turneun për nderë të Ditës së Çlirimit të Drenasit, i cili do të mbahet më 12.06.2016 (e diele) në Palestrën e Qytetit në Drenas.

Ekipet pjesëmarrëse të këtij turneu janë:

1. KV Kastrioti ( Ferizaj )
2. KV Vushtrria ( Vushtrri )
3. KV Gryka ( Llapushnik )
4. KV Drenasi ( Drenas )

- Advertisement -

MË TË FUNDIT