Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin “Duam Zgjedhje” edhe në sheshin e Drenasit.

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas ka njoftuar se vetëm për dy orë qindra qytetar kanë nënshkruar peticionin “Duam zgjedhje”.

Njoftimi i VVsë-dega Drens:

Peticioni po merr mbështetje gjithë popullore.
Qeveri që buron nga populli, e jo nga pazaret e nëntokës. Qeveri që sjellë zhvillim, e jo që kushtëzohet nga Beogradi.
Me qytetarët bashkë do jemi!
Duan zgjedhje sepse zgjedhjet janë zgjidhja.
Peticioni po vazhdon në Drenas. Vetëm për 2 orë, qindra nënshkrime. Deri në fund të ditës do bëhen me mijëra.
Peticionin mund ta nënshkruani çdo ditë nga ora 10:00 deri në ora 17:00, në zyren e Lëvizjes ose tek Tenda jone ne Sheshin “Fehmi Lladrovci”.