Drenas, Policia në aksion kundër taksistëve ilegal

Që nga orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, është duke qëndruar të vendi i rreth-rrotullimit dhe është vënë në aksion kundër taksistëve ilegal.

Sipas një burimi të Drenica Press, policia është duke qëndruar në këtë pikë që nga oret e mëngjesit dhe është duke ndaluar taksistët ilegal të cilët bartin udhëtar në relacionin Prishtinë- Drenas dhe anasjelltas.

Patrullimet dhe ndalesat nga Policia e Kosovës në këtë pikë janë të shpeshta. Pavarësisht ndalesave dhe dënimeve, taksistët ilegal vazhdojnë të ushtrojnë veprimtarin e tyre, të shtyrë nga pa punësia.

Kujtojmë se ditë me parë gazetari i Drenica Press kishte zhvilluar një bisedë me një taksistë në një aksion të tillë të Policisë së Kosovës, ky taksist i cili nuk dëshiroj të i jetë i njohur për lexuesit u shpreh: ” Unë jam dënuar një herë për arsye të punës që bëj si taksist pa liçencë, por unë përsëri po vazhdoj të punoj, sepse e gjithë familja ime mbahet me këto të holla që fitoj si taksist, e nëse e ndaloj këtë punë unë nuk e di si ta mbaj familjen time”, përfundoj personi në fjalë. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT