Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas pas hetimeve të zhvilluara është marrë informata se në një lokal janë duke u luajtur lojëra fati.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali dhe janë intervistuar të gjithë të pranishmit si dhe një i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte duke shtypur tiketa basti online.

Nga lokali janë konfiskuar njëmbëdhjetë shtëpiza kompjuteri dhe një sasi e monedhave në arkë. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.