Drenas, nënshkruhet Memorandumi për fuqizimin e grave të Drenasit

Drejtori i organizatës PEN,  Bujar Fejzullahu dhe nënkryetari i Komunës së Drenasit,  Arsim Haxhiu, nënshkruan memorandum përkushtimi.

Memorandumi në fjalë zyrtarizon përkrahjen e komunës së Drenasit për përpjekjet e PEN-it rreth angazhimit të grave në strukturat vendimmarrëse lokale dhe rritjen e numrit të tyre në Këshilla të Fshatrave në veçanti.

Memorandumi u nënshkrua në kuadër të projektit “Veprojmë për Barazi” që përkrahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit./Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT