Drenas: Mbahet punëtoria temën “Fëmijët që braktisin shkollimin”

Grupi komunal për të drejtat sociale të grupeve të margjinalizuara, organizata joqeveritare CEDE në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, kanë mbajtur një takim me drejtorin e DKA-së, z. Sadik Tahiraj, drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, z. Elmi Dobra, komandantin e Stacionit Policor në Drenas, z. Driton Morina, drejtor të shkollave, Kryqi i Kuq dhe organizata jo qeveritare, me temën “Fëmijët që braktisin shkollimin”.

Koordinatorja e Njësitit për të Drejtat e Njeriut, znj. Zahrije Podrimqaku-Subashi ka udhëhequr këtë punëtori dhe ka prezantuar rendësin e këtij takimi për parandalimin, marrjen e masave dhe identifikimin e faktorëve për braktisjen e fëmijëve nga shkolla. Ajo ka treguar se Komuna e Drenasit, me vendimin e kryetarit të Komunës ka formuar edhe grupin punues i cili është përberë prej dikastereve të ndryshëm.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, z. Sadik Tahiraj ka falënderuar pjesëmarrësit që i janë përgjigjur këtij takimi dhe ka vlerësuar se ky projekt është shumë i rëndësishëm sidomos në prag të fillimit të vitit të ri shkollor për të identifikuar dhe parandaluar fëmijët që braktisin shkollimin. Arben Nika, përfaqësues i organizatës CEDE, ka bërë prezantimin e këtij projekti i cili do të implementohet në Komunën e Drenasit për gjatë pesë muajve dhe u ka shpërnda drejtorëve të shkollave pyetësorët me të cilët do të ju lehtësoj punën për identifikimin e shkaqeve për braktisjen e shkollave nga fëmijët. Pas diskutimeve nga drejtor të shkollave në fund të takimit janë nxjerrë konkluzionet me të cilat do të punohet gjatë këtij projekti nga organizata CEDE dhe Grupi Punues. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT