Drenas, kjo është oferta e Drenorit për Ramiz Lladrovcin e Isa Xhemajlajn

Xhavit Drenori, i cili në zgjedhjet e 4 dhjetorit kandidoi si kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit dhe mori 12 % të votave sot pritet tu prezantoj ofertën dy kandidatëve të cilët kanë shkuar në balotazh.

Drenori ka thënë se kjo ofertë bashkëpunimi përmban pesë pika dhe të cilën në tre mujorin e parë të qeverisjes duhet ta shtyje përpara kryetari i ardhshëm.

Drenori në emisionin ‘Kontakt’, me Valdrin Kransiqin ka thënë se kjo ofertë parasheh qe ai të mos jetë pjesë e ekzekutivit, por nga cilësia e asemblisit të monitoroj respektimin e marrëveshjes.

Ai e sheh si problematike qe tu kërkoj votuesve të tij të votojnë për Lladrovcin, pasi ai shprehet i bindur se me ish ambasadorin e Kosovës, në Tiranë nuk vijnë ndryshimet.

‘Përkundrazi me të do të kemi një qeverisje më të keqe se sa kishim me Z. Demaku. Kandidati i PDK-së nuk mund t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në këtë komunë”, ka thënë Drenori.

Ai ka bërë të ditur se vota e tij nuk do të jetë për Lladrovcin.