Drenas, këto fshatra nesër nuk do të kenë rrymë

KEDS-i njofton se nesër në disa nga zonat e Kosovës nuk do të ketë energji elektrike.

Sipas KEDS-it, në këto vende do ketë ndërprerje për shkak të mirëmbajtës së rrjetit.

Më  09.12.2016  do të shkyçet NS 10/0.4kV Seferovitet(16021002011) prej orës 11:00 deri në ora 16:00, që furnizohet nga Dalja 10 kV Drenasi 2 (16021002) prej NS 35/10 kV Drenas

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Seferaj, Hasi, Shkolla dhe Bajraktarët.

Arsyeja e ndërprerjes: Instalimi i ndërprerësit të ri.

Me  09.12.2016 do të shkyçet NS 10/0.4kV Hajvalia-Xhamia (10014002028) prej orës  11:00 deri në ora 16:00, që furnizohet nga Dalja 10 kV Hajvalia (10014002) prej NS 35/10 kV Badovci.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pacollët, Xhamia, Kulla, Qaliqët.

Arsyeja e shkyçjes: Instalimi i rrjetit të ri dhe demolimi i rrjetit të vjetër.