Drenas: I mituri duke vozitur del nga rruga, vetura përfshihet nga flaka

Një person i moshë së mitur mbrëmë i ka shpëtuar më të keqes. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, i mituri nga Drenasi gjersa ishte duke drejtuar automjetin e prindit të tij ka dal nga rruga, me qrast është vetë aksidentuar.

Si pasojë e aksidentit, vetura është përfshira nga flaka, ku është djegur pjesa e përparme e makinës.

Fatmirësisht nga e gjithë kjo, ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore lidhur me rastin. Rasti është duke u trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. /Drenica Press/