Drenas: Humbë kontrollin gjatë vozitjes, ndërron jetë pasagjeri

Një aksident me pasoja fatale ka ndodh mbrëmë në Komunën e Drenasit. Besohet se aksidenti ka ardh si pasoj e humbjes së kontrollit gjatë ngasjes së veturës, ku lëndime kanë marrë tre pasagjerët, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Drenica Press.

Gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, njëri nga pasagjerët, mashull K/Shqipar ka ndërruar jetë. Polica e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT