Portali Drenica Press nga burimet tona mësojmë se një këmbërsor është goditur me makinë ndërkaq mësohet se përsoni i goditur ishte një fëmijë i cili po ngaste biçikletën. Këtë rast e konfirmon edhe Policia e Kosovës e trafikut regjional të Drenasit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poklek i Ri më saktësisht afër lokalit të teknikës së bardhe Xhela Gorenje. Sipas zyrtarit të Policisë së Kosovës i cili ishte në vendin e ngjarjes z. Xhavit Kiçina ai në një prononcim për portalin tonë Drenica Press tha: “aksidenti ka ndodhur kur një makinë ka goditur biçiklistin, mirëpo ai për portalin tonë Drenica Press nuk mundi të na jap më shumë hollësira pasi që i lënduari është nisur menjëherë për tretman mjekësor. Kjo ngjarje ka ndodhur diku afërsisht rreth orës 13:00/drenicapress/
Drenas, goditet biçiklisti me makinë
- Advertisement -