Drenas, arrestohet një person, rrahu një vajzë nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas, raporton Drenicapress

Sipas policisë, një shtetase nga Shqipëria është ankuar për dhunë fizike nga personi me të cilin bashkëjetonte.

Vajza ka pësuar lëndime trupore, kurse i pandehuri është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër, Shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar me te cilin bashkëjeton, pas një mosmarrëveshje  ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Drenicapress

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT