Drejtoria e Bujqësisë subvencionon me farë misri 62 fermerë (foto)

Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka shpërndarë 162 thasë me farë misri, për 62 përfitues me rreth 75 hektar tokë.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se Komuna këtë vit ka fondin për këtë qëllim prej rreth 60 % më tepër sesa vitin e kaluar. “Bujqësia është një nga shtyllat kryesore zhvillimore në këtë komunë. Aktualisht për sektorin e bujqësisë kemi 110 mijë euro për mbështetje të fermerëve, ndërkaq me rishikim synojmë të rrisim shumën”, tha Bahtiri.
Drejtori i Bujqësisë, Nausf Aliu, tha se kjo është vetëm një nismë, ndërkaq në të ardhmen në bashkëpunim me partnerët tjerë, mendojmë të rrisim shumën e fondeve. “Në të ardhmen synojmë të rrisim fondet e përbashkëta me partnerët, në përfitim të fermerëve tanë dhe në këtë mënyrë dëshirojmë që toka bujqësore në komunën tonë të jetë e punueshme. Për këtë vit në Komunën e Mitrovicës planifikohet të mbjellën rreth 900 hektar me misër”, theksoj Aliu.
Fermerët e kanë mirëpritur këtë ndihmë nga Komuna, duke vlerësuar se përveç ndihmesës, kjo do të jetë edhe motiv shtesë që bujqit t’i punojnë tokat bujqësore.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT