Drejtoria e Arsimit në Skenderaj, nderon normalistët e viteve të 60-ta të kësaj komune (FOTO)

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt ka nderuar normalistët e parë të regjionit të Mitrovicës. Bëhet fjalë për normalistët e viteve të 60-ta.Në një prononcim për portalin Drenica Press, zyrtari i Drejtorisë së Arsimit në Skenderaj Kastriot Duraku lidhur me këtë ngjarje tha:”Drejtoria e Arsimit në Skenderaj nderoi sot Normalistët e parë të Normalës “Silvira Tomazini” në Mitrovicë. Duhet cekur se ky takim i Normalistëve u bë me iniciativën e vet normalistëve të viteve të 60-ta të regjionit të Mitrovicës. Me këtë rast  drejtori i Drejtorisë së  Arsimit në Skenderaj  z. Jashar Lushtaku faleminderoj dhe çmoj  shumë kontributin e tyre për zhvillimin dhe përparimin e arsimit shqip në Kosovë.” Në fund të këtij takimi përshendetës, Drejtoria e Arsimit shtroi një drekë dhe së bashku me normalistët vizituan shkollën e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj.

Pas këtij takimi pjesmarrësit normalist u ndanë të kënaqur dhe faleminderuan Komunën e Skenderajt, përkatësisht Drejtorinë e Arsimit dhe drejtorin e këtij departamenti z. Jashar Lushtaku për nderimin dhe mirënjohjen e treguar nga kjo komunë, për kontributin e dhënë nga normalistët e Normalës “Silvira Tomazini” në Mitrovicë./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT