Drejtori Aliu përkrah bizneset me produkte bimore bio

 

Nevoja për një trajtim mjekësor shpesh ka nxit qytetarët tanë që të provojnë të rikthejnë shëndetin dhe të eliminojnë shqetësimet shëndetësore edhe me barna nga natyra. Dyqani i vetëm në Mitrovicë, ku mund të gjeni produkte bio nga bimësia dhe natyra jonë e begatshme është “Bio Inamela”, në pronësi të Mimoza Abrazhdës.
Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nasuf Aliu, me bashkëpunëtorë, ka qëndruar në dyqanin e produkteve bimore bio, ku nga pronarja Mimoza Abrazhda është njoftuar për punën dhe planet për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij biznesi.
“Prodhimet bio gjithnjë e më shumë po gjejnë përdorim në shëndetësi në vendet tjera, ndërsa në vendin tonë, kjo gjë po ec me ritëm jo të pritshëm, ndonëse ka shenja se qytetarët gjithnjë e më shumë shqetësimet e tyre përpiqen t’i zgjedhin me produkte  qind për qind nga natyra”, tha Abrazhda. Ajo bëri të ditur se të gjitha këto produkte dalin nga laboratorë të pranuar dhe të dëshmuar për cilësi.
Në këtë dyqan të bio produkteve mund të gjenden prodhime të mjaltës, të kombinuara me bimë të ndryshme, pastaj çajra nga llojet më të ndryshme, prodhime të thara dhe të terura nga pemët, prodhime të bimës së njohur si “fara e zezë’, si dhe bimë të dëshmuara për një arsenal të  gjerë të sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore.
Drejtori i Bujqësisë Nasuf Aliu, e ka inkurajuar pronaren Abrazhda për punën e deritashme, duke i premtuar bashkëpunim dhe mbështetje në zhvillimin e mëtutjeshëm si biznes dhe dyqan, me qëllim të krijimit të mundësive, jo vetëm të grumbullimit dhe paketimit, por edhe të prodhimit të këtyre prodhimeve bio.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT