Drejtori Aliu në teren, kësaj radhe te “Bunjamini”

 

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Nasuf Aliu,  i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar Fabrikën e Llaqeve “Bunjamini”, me pronar Afrim Shabanin, ku janë njoftuar rreth gjendjes aktuale në këtë fabrikë dhe planet e zhvillimit në të ardhmen.
Fabrika e Llaqeve “Bunjamini” merret me prodhimin e ngjitësit për stiropor, ngjitësit për pllaka të qeramikës, fasadë të gatshme dhe suvë (mallter). Ajo numron 40 punëtorë dhe ka një kapacitet prodhimi  prej 25 tonë llaqe të llojeve të ndryshme brenda ditës.
Drejtori Aliu i ka thënë pronarit të fabrikës, Shabani,  se është duke vizituar bizneset dhe kapacitetet  prodhuese me qëllim të njohjes me gjendjen e tyre, bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë, që kanë për synim zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen ato në punën e përditshme.
Pronari i fabrikës Afrim Shabani, ka theksuar se “Në planin e mëtejmë zhvillimor planifikon të zgjerojë kapacitetet dhe të konkurroj për një pronë në zonën e lirë ekonomike, në hapësirë prej rreth 2 hektarësh,  ku do të mund të gjeneronte të paktën 20 vende të reja pune, Ai I ka folur drejtorit Aliu për një problem rreth trafosë, prej nga furnizohet me rrymë, pasi KEDS kërkon që ai të bëjë modifikime, të vendos aparatura dhe të ja kalojë KEDS-it në pronësi”.
Drejtorët Aliu dhe Shabani janë dakorduar që së bashku të punojnë në zgjidhjen  e  kësaj çështje, duke u takuar me zyrtarët e kompanisë KEDS,  për të tejkaluar këtë problem,  që pengon punën dhe synimet që ka menagjmenti i “Bunjaminit”, për  mbrojtjen dhe stimulimin e prodhimit.
Shabani po ashtu e ka njoftuar Aliun se është duke bërë hapa në eksportimin e prodhimeve të fabrikës “Bunjamini”, ku tash e tri vjet eksporton nga një kontingjent të prodhimeve në Francë, Suedi, Gjermani dhe Zvicër, ku shfrytëzohet benifiti i lejimit të prodhimeve kosovare në BE, nëse ai kryen 70 për qind të procesit të punës në Kosovë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT