Drejtori i Bujqësisë dhe Zhviullimit Rural, në Mitrovicë Nasuf Aliu, ka organizuar një takim me bizneset kryesore në komunën e Mitrovicës, ku është prezantuar plani i punës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që përfshin angazhimin për krijimin e ambientit për zhvillim dhe investime, ndërmjetësimin në projekte dhe partneritet, mundësinë e trajnimeve, bashkëpunimin dhe koordinimin në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Mitrovicës.
Drejtori Aliu u ka premtuar biznesmenëve nga Mitrovica se drejtoria e tij do të jetë zyrë këshilluese dhe mbështetëse për bizneset tuaja.
“Ne do jemi një zyrë konsulente e cila do ju mbështes në punën dhe angazhimin tuaj, qoftë në njohjen me mundësitë për zhvillim, projektet e ndryshme, apo si ndërmjetësues në përfitimin e grandeve që do ju sigurojnë juve mundësi të reja të avancimit të biznesit që keni. Në të njëjtën kohë do jemi të hapur në shqyrtimin dhe përmbushjen e kërkesave dhe nevojave që keni si biznese” tha drejtori Aliu.
- Advertisement -