Dramë / Fillimisht grekët ua kishin lënë fajin shqiptarëve, por piloti grek pranon krimin dhe rrëfen vrasjen e gruas

Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline. Mediat greke raportojnë se piloti ka rrëfyer vrasjen brutale.

Ai rrëfeu pas më shumë se tetë orësh pyetje se kishte vrarë gruan. Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte. Sipas Protothemas, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij kishte vendosur të merrte fëmijën dhe ta linte. Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik. Policia arriti të zbulojë se 32-vjeçari është vrasësi i Caroline. Provat u bazuan kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.

Për shkak të këtyre provave autoritetet përshpejtuar punën në 24 orët e fundit. Burri i Caroline, u mor me urgjencë nga Alonissos i shoqëruar nga oficerë policie për t’u paraqitur në polici dhe nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve të departamentit të vrasjeve.

7 provat që e gozhduan

Së pari, në kohën që 32-vjeçari kishte deklaruar se ka qenë i lidhur nga grabitësit kishte kryer biseda telefonike me familjarët e tij.

Së dyti, në kohën kur ai kishte thënë se ishte në gjumë, para mbërritjes së grabitësve në shtëpi, aplikacioni i Fitness që kishte shkarkuar për matur hapat dhe kaloritë që digjte gjatë ditës, kishte treguar se kishte qenë në lëvizje.

Së treti, ora biometrike e 20-vjeçares tregoi orën reale të vdekjes së saj, kohë e cila nuk përkon me atë të dhënë nga bashkëshorti i saj në dëshmi. Ora e telefonit celular ka regjistruar impulset e të resë, në kohën kur 32-vjeçari është shprehur se ajo është mbytur nga grabitësit.

Së katërti, 32-vjeçari nuk ka qenë bindës në deklaratën që ka dhënë për mënyrën si arriti të lirohej nga litarët me të cilët e kishin lidhur grabitësit për të telefonuar policinë.

Së pesti, sipas rezultateve të analizës teknike në regjistruesin e kamerës ka një mospërputhje. 32-vjeçari ka dhënë një kohë specifike për orën kur grabitësit largohen nga shtëpia. Rezulton se karta ishte hequr 4 ose 5 orë, para kohës së pretenduar nga 32-vjeçari për momentin e hyrjes së grabitësve në shtëpi.

Së gjashti, nga hetimet ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim mesazhesh mes çiftit, të cilat tregojnë se në orët e mesnatës, ata kishin pasur një debat dhe Caroline i ka shkruar të shoqit: Budalla.

Së shtati, piloti pretendon se humbi ndjenjat për të paktën një orë. Por hetuesit thonë se nëse kjo gjendje do kishte zgjatur kaq shumë, atëherë ai do kishte dëmtime të trurit ose mund të humbte jetën. Atëherë lind pyetja se si u rikuperua ai pa probleme serioze për jetën dhe si është e mundur që ai të ishte i qartë teksa ishte pa ndjenja për aq shumë kohë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT