Dramë e madhe në Vushtrri, Ferit Idrizi e Xhafer Tahiri shumë afër me vota

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbledhur 1.021 vota nga 5,418 vota të numëruara ose 7,65 për qind të tyre.

Sipas numërimeve të KQZ’së, pas tij qëndron kryetari aktual i kësaj komune, njëherësh edhe kandidat për kryetar të LDK’së, Xhafer Tahiri, me 699 vota ose 31,12 për qind.

I treti pas tij është kandidati i VV’së për kryetar të Vushtrrisë, Arsim Rexhepi, me 453 vota.

[20:40]

Prej mbi 40 për qind të votave të numëruara në Komunën e Vushtrrisë nga KQZ’ja, i pari prej kandiadtëve radhitet Ferit Idrizi i PDK’së.

Idrizi, nga 30 mijë vota të numëruara, ka marrë 35,89 për qind të votave, i ndjekur pas nga kandidati i LDK’së, Xhafer Tahiri me 32,56 për qind.

Pas tyre radhitet kandidati i VV’së për kryetar Komune, Arsim Rexhepi me 26,45 për qind.