Dramatike: Po filmonte masakrën në Gaza, papritur mes trupave të pajetë njeh dy vëllezërit e tij e shpërthen në lot

Një palestinez i quajtur Muhammed al-Mensi, që prej fillimit të sulmeve izraelite ka filmuar gjithçka duke u munduar të dokumentojë dhunën në rripin e Gazës.

Gjatë fotografimit të trupave të pajetë ai ka gjetur edhe dy vëllezërit e tij pa shenja jete.

Muhammed në videon mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se po fotografonte trupat e pajetë të palestinezëve në spital, në mesin e të cilëve arriti t’i identifikojë edhe dy vëllezërit e ti, raporton Anadolu.

“Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet izraelite. Në një moment kam arritur t’i njoh dy vëllezërit”, ka thënë Al-Mensi.

Avionët izraelitë rifilluan sulmet ajrore në Gaza të shtunën herët dhe militantët e Hamasit u kundërpërgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael ndërsa përplasjet e tyre hynë në natën e pestë dhe diplomatët amerikanë dhe arabë kërkuan t’i jepej fund dhunës.
Top Channel

- Advertisement -

MË TË FUNDIT