“Në Prishtinë janë botuar edhe ‘Idioti’ i Dostojevskit edhe ‘Krimi e ndëshkimi’.
Janë botuar në dialektin e tyre, kuptohet, por për hir të së vërtetës kosovarët nuk i bënë aq mirë ato përkthime, nuk ishin me nivel të lartë, por megjithatë ndonjëri i interesuar i mori ato vepra dhe i solli në Shqipëri. Sidoqoftë ishin në shqip”, ka thënë ai.
Përkthyesi Jorgji Dhoksani, i nderuar me medaljen “Lermontov” nga Rusia për përkthimin e veprës së Dostoevsky-t në shqip, ka rrëfyer periudhën e censurimit të shkrimtarit të madh rus në Shqipëri, si dhe vështirësitë e përkthimit të tij.
Dhoksani që u mor me veprën e shkrimtarit rus deri vitin e kaluar, ka thënë se ishte ideologjia e tij anti-dhunë që e bëri të ndaluar në Shqipëri, i cilësuar nga Enver Hoxha si shkrimtar reaksionar. Përkthimet e Dostoevsky-t, edhe pse jo shumë cilësore, ishin më para në Prishtinë, sesa në Tiranë, thotë Dhoksani për “Shqiptarja”.
“Në Prishtinë janë botuar edhe ‘Idioti’ i Dostojevskit edhe ‘Krimi e ndëshkimi’. Janë botuar në dialektin e tyre, kuptohet, por për hir të së vërtetës kosovarët nuk i bënë aq mirë ato përkthime, nuk ishin me nivel të lartë, por megjithatë ndonjëri i interesuar i mori ato vepra dhe i solli në Shqipëri. Sidoqoftë ishin në shqip”, ka thënë ai.
Sipas përkthyesit, vepra e Dostoevsky-t ka mbërritur në Shqipëri vetëm pas viteve 90-ta, me kryeveprat “Krim e ndëshkim”, “Shtëpia e të vdekurve”, “Idioti”, etj. Krahas tyre janë botuar pas viteve ’90 edhe autorë të tjerë të ndalur si Kafka, Camus, etj.
“Dostojevski është shkrimtari më i madh në botë që ka shkruar kundër terrorizmit. Nëse je i dhunshëm, sipas Dostojevskit, ti s’mund të jesh njeri me të ardhme të mirë, ti vetvetiu e ke dënuar veten. Nuk e arriti brezi ynë momentin kur ai u ndalua, sepse realisht ai u ndalua të përkthehej në shqip që në vitet ’50, sepse Dostojevski ishte antimarksist. Dostojevski nuk i pranonte revolucionet si rrugën e zhvillimit, sepse pranon evolucionet, ndryshimet dhe sipas Dostojevskit ndryshimet nuk mund të vijnë nëpërmjet dhunës, por nga evolucionet, nga ndryshimet”, ka thënë Dhoksani.
- Advertisement -