Mbrëmja e 25 dhjetorit tronditi jo vetëm banorët e Kosovës, mirëpo edhe rajonin në përgjithësi kur shtetasi serb, Slobodan Garvic, u kap me 12 kg eksploziv në Prishtinë.
Bëhet e ditur se Prokuroria po e heton dosjen Gavric si rast tejet të izoluar, duke u kujdesur që të mos dalë asnjë informatë rreth rastit, madje as për vetë të dyshuarin dhe avokatin e tij.
Sipas gazetës “Zëri”, zëdhënësja e PSRK-së, Liridona Kozmaqi është shpreh “Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur gjendet në fazën hetimore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK)”.
- Advertisement -