Dosja e shefave: Bekim Jashari i përshirë në skandalin e Adem Grabovcit

Dje Insajderi kishte publikuar disa biseda telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit, ku njëri që bëri bujë më shumë ishte ajo me personin “X”, ku Grabovci të punësohej në Aeroport  një kushëri i tashmë deputetit të PDK-së, Naim Fetahu, i cili dikur ishte drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës.

Veriu.infomëson se bashkëbiseduesi i Adem Grabovcit ishte Bekim Jashari, kryetar i Bordit të Aeroportit “Adem Jashari”.

Edhe pas shumë tentativave, Veriu.info nuk ka arritur të kontaktoj me Bekim Jasharin për ta konfirmuar lajmin, pasi që ai nuk është përgjigjur në telefon dhe nuk i ka kthyer pyetjet e dërguara me sms.

Ndryshe, gjatë bisedës, Grabovci i thotë se është i angazhuar shumë për ndërtimin e institucioneve të vendit dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës, për të kaluar direkt tek rasti i Fetahut.

“T’kom thirr edhe niher me ta përsërit ni kërkesë, t’mirëkuptimit, t’shoqërizimit dhe t’zgjidhjes. Shemsi Fetahin… Kem bisedu edhe niher, kqyr mos ma ke harru”, i thotë Grabovci.

“Jo… vallahin s’e kom harru”, e garanton bashkëbiseduesi.

“Ani…, a ma ke zgjedhë hala”, e pyet sërish Grabovci.

“Unë, e kom përcjell…, se tjetër kush i zgjedhin ato, po unë e kom përcjell shumë seriozisht mesazhin, ama se di, kom harru me vetë çka u bo me atë punë”, ia sqaron bashkëbiseduesi.

Grabovci i jep porosi që të interesohet për këtë rast.

“Hajt, kqyr t’lutem! Osht kusherini i Naimit, e ki parasysh… Naim Fetahut”, shton Grabovci.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT