Dorëzoni kuponin fiskal dhe merrni të holla

Për çdo blerje të bërë stimuloheni  të kërkoni kuponin fiskal, në mënyrë që të mund të tërhiqni nga një shumë të hollave.
Këtë e ka bërë publike ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ku ka publikuar planin që qytetarëve t’iu kthehen nga një shumë e të hollave nga blerjet e bëra, duke ruajtur dhe dorëzuar kuponët fiskal.
Ai ka treguar saktësisht se sa para do t’iu kthehen qytetarëve nga ky vendim.
Kështu çdo 3 muaj qytetarët do të mund të dorëzojnë kuponë fiskal për blerjet që kanë bërë për të marrë prapa një pjesë të TVSH-së që kanë paguar me rastin e blerjes.
“Për blerjet prej 250 deri në 500 euro të kthehen nga 10 euro prej TVSH-së që kanë paguar. Për blerjet prej 501 deri në 800 euro të kthehen nga 15 euro, dhe për blerjet mbi 800 euro të kthehen nga 20 euro”.
Sipas ministrit Hoti “Administrata Tatimore e Kosovës do të formojë një Njësi dhe në baza 3 mujore pas përfundimit të çdo tremujori do të pranojnë pliko të mbyllura me kuponë fiskal nga blerjet që kanë bërë qytetarët së bashku me të dhënat personale dhe xhirollogarinë ku do të paguhet kjo shumë për këta kuponë fiskal”, ka thënë ministri Hoti.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT