Dorëzohet sekseri i Vahide Badivukut

    Është dorëzuar personi me inicialet I.S. që prej një jave ishte në kërkim të organeve të rendit, pasi që dyshohet se ishte sekseri i prokurores së arrestuar Vahide Badivuku.

    Ky lajm është konfirmuar nga burime të Klan Kosovës.

    Prokurorja e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ishte arrestuar një javë më parë nga Policia e Kosovës, ndërkohë i është vënë masa e sigurisë prej një muaji paraburgimi, nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Badivku dyshohet se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrimi i ndikimit të sanksionuara në Kodin Penal të Kosovës.

    Vahide Badivuku, dyshohet të ketë marrë ryshfet në vlerë prej 20 mijë euro, për t’ia liruar disa vetura një personi, që i ishin konfiskuar pas një operacioni të gjerë policorë e që kishte të bënte me fajde.