Dorëzohet në Polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e të riut në Mitrovicë

vidç polici në podujevë

Si rrjedhojë e hetimeve të vazhdueshme në kërkim të dy- personave të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë e ndodhur me datën 30 tetor 2021, në Mitrovicën e Jugut, në orët e paradites së sotme të datës 2 nëntor 2021, njëri nga të dyshuarit A. Z .,23 vjeçar shtetas i Republikës se Kosovës është vetdorëzuar.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21 vjeçar janë duke vazhduar edhe me teje.

V r a s j e

Mitrovicë, 30 tetor 2021

Rreth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021, policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion se në rrugën ‘Artim Jashari’ pas një zënke-mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima: A .M. 25 vjeçar, lëndimet dyshohet të i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

I lënduari -viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është transportuar në QKUK- ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Nga veprimeve të deritanishme hetimore, hetuesit policor kanë identifikuar identitetin e dy personave të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje.