Dorëzohet në Polici edhe një 19-vjeçar për vrasjen në Gradicë të Drenasit

Lidhur me vrasjen e mbrëmshme në fshatin Gradicë të Drenasit është dorëzuar edhe një person në Polici.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçar i cili ishte në kërkim nga Policia.

“Po është dorëzuar edhe i dyshuari i dytë A. B, (mashkull) 19 vjeç, i cili ishte në kërkim për rastin e vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit. Ndaj tij në koordinim me prokurorinë po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Të hënën në mbrëmje ka mbetur i vdekur një person, ndërkaq një tjetër është plagosur. Të njëjtit janë babë e birë.

Në gjendje tejet të rëndë ka mbetur i plagosuri. Ai ka marrë plagë në regjionin e kokës, ka bërë me dije Shaqir Uka, Drejtor i Klinikës së Mjekimit Intensiv.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT