Dorëheqja e Arben Vitisë: 658 qytetarë vdiqën nga Covidi vetëm gjatë gushtit dhe shtatorit

Arben Vitia tashmë ka dhënë dorëheqje si ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, duke i lëshuar vend garimit të tij për kryetar të Komunës së Prishtinës. Por, dy muajt e fundit nën udhëheqjen e shëndetësisë nga Vitia ishin të gobshëm për Kosovën.

Edhe pse situata me pandeminë është përmirësuar në javën e fundit, megjithatë, muajt shtator dhe gusht 2021 ishin më vdekjeprurësit për qytetarët e Kosovës nga pandemia.

Bazuar në të dhënat e IKShPK-së 425 qytetarë kanë vdekur pas infektimit me Covid-19 vetëm gjatë muajit shtator, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, që gjatë muajit gusht vdekjen e gjetën 233 persona.

Kjo bën që në dy muajt e fundit të Arben Vitisë si ministër shëndetësie, të kenë vdekur plot 658 qytetarë të Republikës së Kosovës.

Qeveria Kurti dhe ministri Vitia janë kritikuar ashpër për mënyrën se si e kanë menaxhuar pandeminë sidomos gjatë muajve të verës duke lejuar tubime masive e dasma të mëdha, dhe duke relaksuar masat e pandemisë.

Vet ministri Vitia ishte parë duke kërcyer me një dasmë, derisa për të kanë dalë shumë nofka si “Dr. Mindili” ose “Dr. Vdekja”. /Periskopi

- Advertisement -

MË TË FUNDIT