Donis Avdijaj përzgjidhet talenti i javës

UEFA, në faqen e saj zyrtare, ka përzgjedhur sulmuesin me origjinë shqiptare të Sturm Gracit, Donis Avdijaj, si talentin më të mirë të kësaj jave. “UEFA.com” ka bërë një shkrim të gjatë për 19-vjeçarin, kartoni i të cilit është në pronësi të Shalke 04 dhe që e ka vlerësuar me jo më pak se 50 milionë euro, shifër e parashikuar në kontratë, si klauzola e vetme që mund t’i bëjë gjermanët që të heqin dorë nga pronësia e kartonit të talentit.

Drejtuesit e Shalkes, për t’i dhënë një mundësi të riut që të mund të fitojë minuta dhe eksperiencë në një tjetër ekip, e huazuan atë në Austri. “Donisi ka cilësi dhe mund të bëhet si Maks Mejer. Mirëpo, nuk mjafton vetëm talenti, duhet që të përdorësh edhe mendjen”, thotë menaxheri i Shalke 04, Horst Heldt, për “UEFA.com”. Nga ana tjetër, është një eksponent i ekipit aktual të sulmuesit që bën vlerësimin e tij për Avdijajn. “Donisi ka shumë cilësi, kjo ishte arsyeja pse e mora këtu”, theksoi trajneri i Sturm Gracit, Franko Foda.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT