Donika Rushiti, mban koncert solistik në Skenderaj dhe mahnit publikun me zërin e saj

Solistja drenicake Donika Rushiti, sot ka mbajtur koncertin solistik në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. Ky koncert solistik shënon një ngjarje të veçantë në Komunën e Skenderajt, për faktin se një koncert i tillë solistik është koncerti i parë që mbahet në këtë komunë. Donika më zërin e saj të mrekullueshëm, mahniti të pranishmit, ku në mesin e të pranishmëve ishte edhe nënkryetari i kësaj komune z. Fadil Nura dhe drejtori për kulturë në këtë komunë z. Hariz Koci dhe shumë figura të tjera të njohura nga ky qytet. Donika Rushiti interpretoj gjithsej nëntë pika muzikore të verpave të huaja, ku publiku gjatë tërë kohës e përcjelli atë me duartrokitje. Ndërkaq në përcjellje të solistes Donika Rushtitit, në piano ishte Melos Buza.

Lidhur për këtë ngjarje kulturore për portalin Drenica Press, Hariz Koci drejtor për kulturë rini e sport në këtë komunë u shpreh: ” Ne u ndamë shumë të kënaqur me koncertin që shfaqi solistja Donika Rushiti, e cila na solli shumë emocion me përformancën e saj të mrekullueshme. Duhet cekur edhe një fakt se Donika Rushiti është përkrahur edhe më herët nga DKRS gjatë ngritjes së saj në karrierë dhe sot jemi shumë të kënaqur me ngritjen e saj profesionale që ka arritur.” -përfundoj Koci për portalin Drenica Press. Të gjithë të pranishmit në fund të koncertit u ndanë shumë të kënaqur me koncertin solistik që shfaqi Donika Rushiti./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT