Donika Kadaj-Bujupi: Valdete Daka nuk është manipuluar nga partitë politike

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi e ka quajtur të ngutshëm dhe arbitrar vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ’së, Valdete Daka.

E ftuar në Pressing, Kadaj-Bujupi ka numëruar arsyet pse kundërshton një vendim të tillë.
“Për aq sa unë e di zonja Daka asnjëherë nuk ka pasur asnjë përcaktim politik ose partiak. Të paktën kështu prej përvojës time si deputete në pesë mandate”, tha Kadaj-Bujupi.

“Nuk ka qenë asnjëherë mekanizëm ose nuk është manipuluar nga ndonjë subjekt i caktuar politik. Përkundrazi krejt vazhdimisht e kanë akuzuar që po anon”, shtoi ajo.

“Kur të gjithë të kundërshtojnë dhe të akuzojnë domethënë që t’i nuk je me askënd, thjesht u mundua me kry punën e vetë, ka qenë e pavarur”, tha Kadaj-Bujupi.

“Edhe raportet vendore edhe ndërkombëtare zgjedhjet i kanë konsideruar të rregullta, të mira. Mirëpo s’kemi pasur telashe të tilla që ky vendim i presidentes me ardhur në këtë formë pa ndonjë paralajmërim, në njëfarë mënyre shumë arbitrare”, theksoi ajo.

“E pashë sqarimin e zyrës s presidentes por nuk mu duk e argumentueshme për të shkarkuar kryetaren e KQZ’së. Pra nuk pajtohem me këtë vendim, ka qenë i ngutshëm dhe arbitrar”, theksoi Kadaj-Bujupi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT