Donatori anonim ndërton dy shtëpi në Mitrovicë

Dy familje që janë raste sociale, të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit, njëra në qendrën kolektive në Trepçë, ndërkaq tjetra në fshatin Gushavc, së shpejti do të bëhen me shtëpi të reja.

Angazhimi i madh i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, për të gjet donatorë, në mënyrë që t’u bëhet një zgjidhje këtyre rasteve, ka sjell rezultate. Drejtori i kësaj drejtorie, Mensur Beqiri, tregon se është gjet një donatorë, i cili dëshiron të mbetet anonim për kontributin tij në këtë drejtim.

“Një qytetar që dëshiron të mbetet anonim, ka shpreh vullnetin që t’i ndërtoj dy shtëpi për raste më të rënda sociale, ndërkaq ne si drejtori e kemi mbështet me nga 2.000 euro për shtëpi”, tha Beqiri.

Sipas Beqirit, familja që ka jetuar në qendrën kolektive në Trepçë, ka pas truallin në lagjen Ilirida dhe aty tani po i ndërtohet shtëpia e re.

Ndërkaq, familja tjetër e cila po ashtu posedon parcelën, ku po i ndërtohet shtëpia, ndodhet në fshatin Gushavc. Kjo familje përveçse është në gjendje të vështirë ekonomiko-sociale, fatkeqësisht anëtarët e saj kanë edhe probleme mentale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT