Donaldi harron Borën: Shihet në dush me Beatrixin, dalin ‘skenat e nxehta’ ( VIDEO)


Siç duket, Donaldi është ndjerë më “i lirë” pas daljes së Semi Jaupaj nga shtëpia e Big Brotehr, duke qenë se kjo e fundit i përmendte vazhdimisht Borën edhe pse ai i kishte kërkuar të mos e bënte diçka të tillë.

Tashmë duket se Donaldi dhe Beatrix po afrohen Akoma më tepër dhe madje janë larë bashkë në dush. Për afrimitetin e tyre, flasin qartë pamjet e mëposhtme. Të dy janë në dush, teksa Donaldi ka marrë një gërshërë për ta ndihmuar Beatriksën me flokët. Në sfond dëgjohet edhe zëri i Beniadës që thotë “plasi dashuria në dush”.

Nuk dihet si e ka pritur këtë afrimitet Bora, pasi ajo dhe Donaldi shkëmbyen puthje kur moderatorja u fut në shtëpinë e Big Brother Vip. Ai madje u kujdes që përvjetorin e lidhjes së tyre t’i dërgonte Borës nëpërmjet produksionit varësen e tij, të cilën Bora ende e mban. Megjithatë, veprimet e fundit të Donaldit tregojnë se ajo që ndodhi me Borën mund të ketë mbetur pas krahëve.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT