Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Iniciativa e Vjosa Osmanit kanë nënshkruar sot marrëveshje për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Express.

Në marrëveshjen të cilën e ka siguruar Televizioni 7, janë të radhitura të gjitha temat për të cilat janë dakorduar Osmani e Kurti. Ato përfshijnë arsimin, shëndetësinë, diplomacinë e fusha të tjera.

“Prioritizim të rishkimit funksional të sistemit të drejtësisë me vettingun si pjesë integrale të këtij procesi, si dhe vendosmëri të plotë drejt luftimit të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend;

Prioritizim të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, duke i orientuar investimet dhe planifikimin buxhetor kah sektorit i shëndetësisë, mbrojtja e mjedisit, digjitalizimi, investimi në capital njerëz, nxitja të prodhimit vendor, me qëllim të përqafimit të një koncepti zhvillimor ekonomik të qëndrueshëm e invovativ”, thuhet në marrëveshje.

Kurti e Osmani janë marrë vesh edhe që në krye të digastereve qeveritare të ketë persona të kualifikuar, kompetentë dhe me integritet dhe që të ketë pajtim në mes të palëve lidhur me emrat që do të udhëheqin këto digastere.

“Përkushtim të plotë që personat që do të udhëheqin digasteret qeveritare të jenë të kualifikuar, kompetentë dhe me integritet dhe se do të ketë pajtim në mes të palëve lidhur me emrat që do të udhëheqin këto digastere, bazuar në kriteret e mësipërme”, thuhet në marrëveshjen e siguruar nga T7.

Tekstin e plotë të marrëveshjes e gjeni në dokumentin më poshtë./Gazeta Express