Dodik: S’jam budalla që ta luaj të fortin përballë Amerikës

Anëtari serb i presidencës në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka thënë se nuk është aq budalla sa që ta bëj të fortin përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Këto deklarata Dodik i ka bërë teksa ka folur për takimin me Vuçiqin, në të cilin thotë se do ta njoftojë për situatën në Bosnje e Hercegovinë.
Ai ka thënë se “Republika Serbe” nuk beson në “gjuhën e butë” dhe në përpjekjet e Perëndimit të cilat i ka quajtur “falco”

Dodik tutje ka thënë se takimi me Vuçiqin është vazhdimësi e takimeve të mëparshme.

“Ne po diskutojmë për situatën dhe po dakordohemi për reagimet e mundshme që kurdoherë do të jenë të lidhura me të drejtat tona”, ka thënë Dodik.